AKTUALITET

Banorët e 4 lagjeve në Tiranë në protestë para Parlamentit: Po na prishin shtëpitë me kontrata të njëanshme

10:16 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Iu preken banesat nga projektet e rindërtimit dhe të infrastrukturës, banorët protestë para parlamentit: Kërkojmë ndërmjetësim, transparencë dhe kontratë të ligjshme




Banorët e 4 lagjeve në Tiranë janë duke protestuar aktualisht përpara Parlamentit. Banorët e Paskuqanit, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe ‘5 majit’ janë banorët që preken nga projektet e rindërtimit dhe të infrastrukturës së bashkisë. Ata kanë kërkuar ndërmjetësim nga parlamenti për transparencë për projektet si dhe kontratë të ligjshme me bashkinë për banesat e reja.

Banorët thanë se kanë marrë kontratë të njëanshme nga bashkia, teksa bonusi i qirasë është qesharak sipas tyre.

“Jam banor i rrugës ‘5 maji’. Shtëpia ime është prishur ndër të parat. Parlamentit i kërkojmë që të bisedojë me bashkinë, të bëjë një ndërmjetësim dhe të na lidhë një kontratë të ligjshme, jo kontratë të njëanshme, që thotë na dhuro shtëpinë dhe unë të premtoj. Në kërkojmë që deputetët të ndërmjetësojnë për një kontratë të ligjshme. Bonusi i qirasë është qesharak. E kam marrë me qira 250 mijë lekë. Presim të reagojnë”, tha një banor.

“Jam banor i 5 majit. Kjo është shkresa që më ka dërguar Erion Veliaj mua si shpellar. Nuk jam jurist, por kulturën e kam më shumë se Erion Veliaj se 30 vite i kam në Europë. Kam 6 muaj që i kam dërguar shkresa Erion Veliajt. Kam që në 1992 aty. Kam që në 2009 që iu kërkoj këto shkresa”, tha një tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.