LAJMI I FUNDIT

“Bashkëpunimi më i mirë me Berishën apo Ramën?/ Përgjigjet presidenti: Krahasohet ulliri me domaten? Drama e Shqipërisë fillon te ndryshimet e Kushtetueses

23:06 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh se drama në Shqipëri ka nisur me ndryshimet e Kushtetueses, pasi sipas tij për fat të keq PS-PD sollën në vend një demokracisë fasadë dhe se i gjithë populli ka dalë jashtë lojë.




Meta ka folur edhe për deklaratën e tij ku disa ditë më parë tha se bashkëpunimi ne Berishën është më i miri, ndërsa për kryeministrin Edi Rama nuk e merr malli, duke u shprehur me nota humori se ulliri nuk mund të krahasohet me domaten që sipas tij kjo e fundit është vetëm sezonale.

Pjesë nga intervista:

‘Hyseni të shikojë Hipotekat, ato i qan ai Rilindja nuk është vetëm mavi është edhe blu. Kush është në themel të kësaj është gënjeshtra…’tha Meta.

A është ngjizur një koalicion që në 2017 me Berishën?

Meta: Se kur dhe si jam takuar këtë nuk di. Unë di që koalicionet i bëj të hapura, betejat i bëj të hapura, këto janë përralla për të spostuar vëmendja nga kapja e pushteteve dhe përçarja e opozitës. Ç’kapja e opozitës do të ndodhë me ritme të shpejta dhe kjo do të sjellë edhe ç’kapjen e shtetit.

Çfarë force do të keni jashtë parlamentit?

Meta: Gara ime më e vonë do të jetë brenda 1 viti. Mund të ketë edhe të shpejta. Nuk e di… Unë kam bërë ndonjë amnisti sepse kam qenë i detyruar dhe kam menduar se do të kishin rast të piqeshin dhe kjo është keqkuptuar gjendja e shtetit të së drejtës, ekonomisë ed shihni se si kanë kapërcyer.

I qëndroni idesë se bashkëpunimi me doktorin mbetet më i mirë?

Meta: Krahasohet ulliri me domaten? Të dyja i takojnë bujqësisë, por domatja është sezonale. Kjo është tjetër gjë, por unë  e kam me dy marsin dhe ju i mbani mend ato figura. Politikanët e përgjegjshme  duhet ta kuptojnë se vendi duhet t’i kthehet vendit, nuk mund të trajtohet si plaçkë…Drama e Shqipërisë fillon tek ndryshimet Kushtetueses për fat të keq PS-PD që na sollën në një demokracisë fasadë dhe i gjithë populli ka dalë jashtë lojë.

Përse ju vjen keq nëse Berisha kundër jush?

Meta: Ka qenë një pyetje për këtë tjetrin sepse thash ky gënjen edhe kur hap gojën…Nëse Berisha thotë diçka unë jam i detyruar ta marr seriozisht. Që nuk jam dakord për shumë gjëra me të nuk jam.

Konfliktet Rusi-Ukrainë dhe qëndrimi i Shqipërisë?

Meta: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Nesër do të takoj ambasadorin e Ukrainës në vendin tonë edhe për t’i shprehur përkrahjen këtij vendi mik dhe shpresojmë tek diplomacia për të evituar konfliktin atje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.