AKTUALITET

I bashkohen deputetët e ‘Foltores’/ Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës, Paskuqanit e Kodrës së Priftit protestë kundër shembjes së banesave para Kuvendit

10:34 - 03.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e zonës së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit janë mbledhur sërish para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre.




Me pankarta në duar banorët janë bërë të gjithë bashkë ndërsa kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t’i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.

Banorët e ‘5 majit’ preken nga projekti i procesit rindërtimit, ndërsa banesat e Paskuqanit, Laprakës dhe Kodrës së Priftit preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe, pjesë e urbanizimit të Tiranës.

Mësohet se protestës së këtyre banorëve i janë bashkuar edhe deputetët Flamur Noka, Belind Këllici dhe Albana Vokshi, ndërkohë pritet që të vijë edhe ish-Kryeministri, Sali Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.