LAJMI I FUNDIT

“Duhet pyetur mamaja e Monikës”, Presidenti flet për Këshillimin Kombëtar: Për momentin nuk jetoj në shtëpi. Ramën e kam këshilluar aq shumë sa…

23:16 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pyetur edhe në lidhje me nismën e qeverisë për Këshillimin Kombetar. Për News24, ai tha se nuk e ka idenë nëse formulari i ka mbërritur në shtëpi apo jo, pasi për momentin jeton në vilën qeveritare numër 4.




Kreu i Shteti tha mendimin e tij për këtë nismë, duke u shprehur se ajo që ka më tepër rëndësi është të miratohet ligji për referendumin.

Ndërkohë në lidhje me çështjen e Ballkanit të Hapur, Meta deklaroi se kjo nismë nuk mund të funksionojë pa Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.

Ndërsa për legalizimin e kanabisit në vend, Presidenti tha se çështja e drogave në vendin tonë është një problem shqetësues dhe se qeveria nuk po raporton sipas ligjit për masat dhe arritjet në këtë drejtim.

Ju ka mbërritur në shtëpi formulari i Këshillimit Kombëtar?

Meta: Nuk e di, sepse unë për momentin për momentin qëndroj në vilën 4 që është rezidencë qeveritare. Duhet të pyesim mamanë e Monikës.

Shpresoj që shumë shpejt të kemi funksional ligjin për referendumet. Po nuk e bëri kjo qeveri do ta bëjë qeveria dhe kuvendi i ardhshëm që shqiptarët të kenë mundësi të vendosin përmes referendumet. Shumë mirë që bëjnë komunikime virtuale, por duhet të takojnë edhe nënë Lizën dhe ata banorët e 5 majit.

Nisma Open Ballkan?

Meta: Dihet që nuk ka kufi mes Shqipërisë dhe Serbisë, sepse mes nesh është një shtet i pavarur si Kosova. Nuk mund të ketë një bashkëpunim të vërtetë pa një bashkëpunim të barabartë mes  6 vendeve të rajonit dhe në mënyrë të veçantë pa qenë e barabartë Kosovë.

Legalizimi i kanabisit?

Meta: Kjo çështja e drogave është problem alarmant dhe u bë kohë që qeveria nuk raporton sipas ligjit për masat dhe arritjet në luftën kundër drogës.

Ndërsa i pyetur nëse kishte ndonjë këshillë për kryeministrin Rama, Meta tha: “E kam këshilluar aq shumë sa nuk kam arsye tu marr kohë me këshilla, aq më tepër që ata janë këshilluar me popullin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.