AKTUALITET

“Kam qenë në sulm, por s’e kam goditur unë”/ I riu shqiptar i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek mohon krimin

10:40 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka arrestuar të riun shqiptar, me inicialet A.T. i cili akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit grek, Alqis Kambanu, të hënën pas mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit së skuadrës së Aris në Selanik.




23 vjeçari i lindur në Selanik nga prindër emigrantë shqiptarë ka pohuar se mori pjesë në sulm, por mohon se është vrasësi që i dha goditjen fatale 19-vjeçarit.

Policia e Selanikut ka arrestuar 23 vjeçarin A.T. i njohur si tifoz i madh i skuadrës PAOK, me aktivitet të njohur në episode të shumta dhune mes tifozëve të skuadrave kundërshtare. Të hënën, pas mesnate, një grup tifozësh huligantë të PAOK ndaluan në rrugën e zonës Harilau, ku ecte viktima me 2 shokë dhe pasi u siguruan se janë tifoza të skuadrës kundërshtare “Aris” fillimisht i dhunuan ashpër dhe më pas i qëlluan me thika dhe armë të tjera të ftohta. Dy të rinj mbetën të plagosur, ndërsa Alqis Kambanu mori goditje fatale në këmbë duke humbur jetën nga hemoragjia, para se të arrinte ambulanca apo ndërhyrja e policisë.

23 vjeçari shqiptar nuk është i panjohur për policinë greke, pasi ka dosje të hapur për sulme në vitin 2017 në një ndeshje episodike të PAOK në Volos, si dhe në 2019 nga një tjetër sulm me thikë kundër një tifozi kundërshtar. Policia greke vijon hetimet për arrestimin e huliganëve të tjerë që sulmuan tre djemtë gjatë shëtitjes në lagjen e tyre. 23 vjeçari shqiptar, që studion në institut shtetëror grek për teknik aparaturash mjekësore, është identifikuar nga të lënduarit, ka pohuar sulmin por deklaron se nuk përdori armë të ftohta dhe nuk ishte ai që dha goditjen fatale 19-vjeçarit grek. Ngjarja ka shkaktuar një bujë të madhe në Greqi, me opinionin publik të shprehet edhe në median sociale shumë i indinjuar për dhunën mes tifozëve, duke akuzuar institucionin sportiv si mbrojtës të një sistemi interesash për përfitime me viktima të rinj të pafajshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.