LAJMI I FUNDIT

Konflikti Kremlin-Kiev/ Berisha kërkon dërgimin e ndihmave në Ukrainë: Nëse ka një vend që duan rusët është Shqipëria dhe dalja në Adriatik

22:47 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Berisha kërkoi që qeveria shqiptare të mbajë një qëndrim të hapur ndaj Ukrainës dhe si anëtare e NATO-s të solidarizohet me një vend i cili rrezikon të pushtohet.




Përmes një deklarate në emsionin “Log” Berisha theksoi se Shqipëria duhet të pozicionohet qartë kundër Rusisë, dhe të dërgojë ndihma në Ukrainë.

Sipas tij vendi ynë duhet të reagojë, pasi është nga ato vende që Rusia e ka dashur ta ketë për të siguruar dalje në Adriaktik.

“Unë së pari nuk kam qenë nuk jam dhe nuk do jem ndonjëherë antiamerikan dhe nuk mund të bëhem unë kurrë antiamerikan përderisa vota e lirë të ketë një protektor si SHBA. Ata janë garanti kryesor i sigurisë së vendeve të lira, Unë jam dhe do mbetem gjithmonë se këto janë parimet e mia për interesat jetike të njerëzve të lirë. Qeveria shqiptare ka heshtur gjatë këtyre zhvillimeve si fije bari. Ka qeveri që janë prononcuar kundër Putinit. Cari i Rusisë ka shpallur doktrinën e sovranitetit të kufizuar që hoqi dorë Mihal Gorbaçov 30-vite më parë.

Ukraina është e para për të vijuar më pas me shtetet e tjera, kam një bindje tjetër, nuk di asnjë vend në botë që synon të pushtojë Rusinë, përkundrazi NATO i ofroi bashkëpunim Rusisë. Rusët dhe udhëheqja kanë genin ekspasionist. Historia dhe dramat e tyre kanë të bëjnë me ekspansionin. E kanë dhe serbët këtë dhe buron nga pasiguria se kanë pushtuar shtetet e të tjerëve.

Qeveria shqiptare të rreshtohet me NATO-n dhe të shpreh solidaritetin me Ukrainën. Shumë vende kanë dërguar gjëra simbolike aty në Ukrainë edhe ti duhet të dërgosh diçka.

Ka një vend që i thotë që dua të të pushtoj, kjo është kundër çdo të drejte ndërkombëtare. Po përjetojmë një situatë që do të jetë me pasoja të tmerrshme, siç tha kryeministri Johnson. Çfarë ka arritur këto kohë Rusia të krijoj është një përçarje mes vendeve të NATO-s

Pse Shqipëria të rreshtohet në ato vende që heshtën ose tregon neglizhencë ndaj Ukrainës.

Nëse ka një komb që instiktivisht duhet të reagojë ndaj rusëve është vendi ynë, se nëse kanë një vend që duan ata është dalja në Adriatik. Rusia thotë kam armët bërthamore më të shumta në botë dhe do të pushtojë Ukrainën”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.