AKTUALITET

Pas ekzekutimit të Bledar Muçës, një tjetër shqiptar gjendet i vdekur në Belgjikë, mister rrethanat

09:44 - 03.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë pas ekzekutimit mafioz të Bledar Muçës në Antverp, një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Belgjikë në rrethana shumë të dyshimta. Ai është gjetur i vdekur në Roeselare, në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit.




Shërbimet e urgjencës u lajmëruan në orën 5 të mëngjesit të së mërkurës. Kur ata shkuan në vendngjarje, zbuluan trupin e një 38-vjeçari në fund të një shkalle.

Fqinjët deklaruan se dëgjuan një zhurmë gjatë natës rreth orës 4:30 të mëngjesit. Disa banorë shkuan për të parë dhe gjetën trupin e një burri në fund të shkallëve.

“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës”, tha prokurori Tom Janssens, raportojnë mediat belge.

“Ne e konsiderojmë këtë si një vdekje të dyshimtë dhe jemi në pritje të rezultateve të para të hetimit” tha njëri prej ekspertëve kriminalistikë, të cilët bënë mbikqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojne për zbardhjen e shkaqeve të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.