LAJMI I FUNDIT

PD i përgjigjet Berishës: Shtëpia e Ilirit nuk përfaqëson demokratët. Po mbajnë Ramën në pushtet

12:20 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Selia blu i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Berisha. Në deklaratën zyrtare të PD, thuhet se kandidatët e Shtëpisë së Ilirit nuk përfaqësojnë kurrë demokratët.  “Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të perfaqësojne kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për tu mbrojtur nga Non Grata, Meta kërkon të perdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n.




Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD. Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një komunikim për media para se të hynte në seancë plenare, Berisha tha se kandidatët e Bashës nuk kanë asgjë me anëtarësinë e Partisë Demokratike.

“Kam koment të përgjithshëm që ata janë faktikisht kandidatë të Lul Bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD sot kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyerit dhe të paraqitur para jush tre ditë më parë”, tha Berisha. I pyetur mbi deklaratat e bëra një ditë më parë nga Basha se “Beteja e Berishës është bërë për t’i dorëzuar PD-në Ilir Metës”, ish-kryeministri deklaroi se “A mund t’i përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra? A mund t’i përgjigjesh njeriut që u servir jo 7 herë 7 =42, por ju servir 1958-ën për 5004, dhe që jeton si në bunker? Nuk mund të ketë përgjigje për të”.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.