AKTUALITET

Pjesë grupit famëkeq “Bicepsi i Veriut”/ Dënohet me 4.3 vite burg shqiptari që vrau të riun grek

18:26 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptari 23-vjeçar, i cili u arrestua për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, në Selanik është dënuar me 4 vite 3 muaj burg për mbajtjen e sendeve të dhunshme.




Policia e Selanikut ka kryer kontrolle edhe në një zyrë shoqatë tifozësh në një pallat në rrugën ‘Palaion Patron’ në të cilën ka sekuestruar si shkopinj, thika dhe tuba, për të cilat akuzohet 23-vjeçari shqiptar.

Mediat helene tregojnë se kur ai u arrestua nga policia për ngjarjen e rëndë në qendër të Selanikut u përgjigj se nuk e kishte idenë se për çfarë bëhej fjalë. Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje dhe se nuk është në dijeni se kush tjetër mund të hyjë në ato zyra.

“Nuk kam asnjë lidhje me sendet e gjetura. Nuk e di kush tjetër do të shkojë në atë vend. Unë shkova me miqtë e mi, gjithashtu nuk e di kush tjetër i ka çelësat, ashtu siç nuk e di kush i mblodhi të gjitha këto sende që u gjetën”, ka thënë ai në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar ndaj tij.

Ndër të tjera shtohet se i riu shqiptar i përket një grupimi ultrasish neo-nazistë të klubit të PAOK-ut, i cili quhet “Bicepsi i Veriut”. Anëtarët e tij sfidojnë “vijën” zyrtare të Portës 4, e cila në njoftimet e saj dënon racizmin e mbështet emigrantët.

Bicepsi i Veriut” është i përfshirë në shumë ngjarje dhune në të kaluarën. Ata kanë rradhur ish-kryebashkiakun e Selanikut Janis Butaris si dhe janë përleshur vazhdimisht me policinë. Sulmet ndaj tifozerive rivale janë një sjellje e zakonshme e “Bicepsit të Veriut”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.