![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dy punëtorë janë plagosur paraditen e sotme në zonën e Syrit të Kaltër, të cilët u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Bëhet fjalë për dy punëtorë të rrugës në Syrin e Kaltër. Era e fortë ka lëvizur disa materiale për ndërtimin e rrugës, që kanë rënë mbi trupat e tyre.
Sipas bluzave të bardha gjendja shëndetësore e dy punëtorëve nga Durrësi të moshave 32 dhe 53 vjeç është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun.
Shfaq Komentet (0)