![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë një të postimi në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburanteve në vendin tonë.
Ndër të tjera, kreu i shtetit është shprehur se ekonomia e vendit nuk mund t’i lihet në dorë disa aventurierëve, të cilët po varfërojnë shqiptarët dhe po falimendojnë Shqipërinë.
Reagimi i plotë i Presidentit Meta:
Ekonomia nuk mund t’u lihet në dorë aventurierëve, që po varfërojnë shqiptarët dhe po falimentojnë Shqipërinë!
Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.
Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:
Në Shqipëri 248.4 Euro
Në Maqedoninë e Veriut 366.1 Euro
Në Serbi 401.4 Euro
Në Malin e Zi 532.5 Euro.
Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.
Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.
Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%
Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%
Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.
Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu!