LAJMI I FUNDIT

Sot seanca për shkarkimin e Abazoviç në Malin e Zi

11:03 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi i Malit të Zi më 3 shkurt do të deklarohet lidhur me iniciativën e kryeministrit Zdravko Krivokapiç për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç dhe propozimin për zgjedhjen e ministrit të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiç, për atë post.




Pasi që Kuvendi i Malit të Zi ka 81 deputetë, për këtë shkarkim nevojiten votat e shumicës apo të më shumë se gjysmës së numrit të deputetëve, pra 41 vota.

Që seanca të zhvillohet duhet të jenë të pranishëm së paku 41 deputetë. I njëjti numër votash nevojitet për të futur në rend dite ndryshimin e propozuar. Seanca është planifikuar të zgjasë tri orë.

Është e pasigurt se sa deputetë do të votojnë për shkarkimin e Abazoviçit, nëse votimi ndodh. Për momentin, vetëm Fronti Demokratik pro-Serb (DF) ka njoftuar mbështetje të qartë për shkarkimin.

Nisma e kryeministrit për shkarkimin ezëvendëskryeministrit Abazoviç u ndërmor pasi Lëvizja Qytetare URA, kryetar i së cilës është Abazoviç, ka paraqitur një mocion mosbesimi kundër Qeverisë, për të cilin Parlamenti do të vendosë më 4 shkurt.

Siç thotë kryeministri në propozimin për shkarkim, më 19 janar, “pas disa muajsh mosmarrëveshje me politikën e Qeverisë, deputetët e Lëvizjes Qytetare URA, së bashku me disa deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe partive të tjera, kanë paraqitur mocionin kundër Qeverisë.

Kryeministri malazes Zdravko Krivokapiç dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë më 14 shtator 2021.

Nënkryetari Abazoviç, si kryetar i URA-s, nuk e kundërshtoi publikisht këtë iniciativë, duke iu bashkuar drejtpërdrejt atyre që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe qëllimeve të krijuara dhe të përcaktuara bashkërisht”, thuhet në propozimin e dorëzuar nga Krivokapiç.

Kryeministri Krivokapiç e quajti konceptin e një qeverie të pakicës si “mashtrim”, të propozuar nga Abazoviçi si një opsion për zgjidhjen e krizës në të cilën u gjend koalicioni fitues i DF, Demokratëve dhe URA-s.

Abazoviçi ka propozuar konceptin e një qeverie të pakicës në të cilën, siç tha më 17 janar, nuk do të ketë vend për DPS-në e presidentit aktual Millo Gjukanoviq, as për DF-në pro-serbe, por ka shtuar se do të donte që këto opsione politike të mbështesin qeverinë e pakicës.

Për fatin e Qeverisë së kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç, deputetët e Malit të Zi do të vendosin më 4 shkurt, 2022.

Kërkesat e ndërsjella për shkarkimin e kreut të ekzekutivit në Mal të Zi janë epilogu i krizës disamujore, si ndërmjet Parlamentit dhe Qeverisë, ashtu edhe brenda vetë Qeverisë.

Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiç, e afërt meKishën Ortodokse Serbe, e cila ndikoi drejtpërdrejt në zgjedhjen e kryeministrave dhe ministrave, u zgjodh në fillim të dhjetorit 2020 nga DF (Fronti Demokratik), Demokratët dhe Lëvizja URA.

Paralelisht me përpjekjen për zgjidhjen e krizës në institucionet e sistemit, ditët e fundit janë organizuar protesta në disa qytete malazeze, të drejtuara kundër lëvizjes URA dhe zëvendëskryeministrit Abazoviç, por edhe të gjithë atyre që mund të mbështesin konceptine qeverisë së pakicës./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.