LAJMI I FUNDIT

Taulant Balla flet për marrëveshjen me Greqinë: Nuk është si ajo e Lulit dhe Saliut në 2009

12:10 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Parlament sot ka bërë me dije se nuk gjen lidhje mes votos pro në komisioni dhe kundra tani për marrëveshjen me Greqinë. Duke iu referuar deputetëve të PD, Balla është shprehur se në 200 ata kanë votuar marrëveshjen e bërë nga Saliu.  “Jemi duke diskutuar një marrëveshje të rëndësishme të Shqipërisë me vendin fqinj, Greqinë në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit për luftën ndaj krimit në të dy anët e kufirit. Nga fjalimi I kolegut parafolës, unë mendoj që PD duhet ta votojë këtë marrëveshje. E keni votuar në komisione.




Nuk gjej lidhje mes votës pro, dhe akuzave. Kjo është një marrëveshje kuadër edhe mes vendeve të Shengenit. Aty ku nuk ka fare kufi funksionojnë këto qendra. Unë dua ta përshëndes ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Doganave që e kanë diskutuar dhe negociuar këtë marrëveshje. Unë mendoj që intensifikimi I komunikimit mes dy vendeve tona është e dobishme. Nuk e di ku e gjeni patosin për t’u frymëzuar për fjalime nga një marrëveshje me Greqinë, tek nafta dhe gjelat e detit. E vlerësoj faktin që e keni votuar në komision. Nuk është marrëveshja me Greqinë e 2009. Ti Sula e ke votuar marrëveshjen e 2009 të bërë nga Saliu.

Luli dhe Saliu pisllëqet i kanë bërë bashkë. Nga 2005 e këtej. Saliu është patjetër nojn-grata, por pavarësisht që është dhe Luli. Tani të gjitha i mori Saliu dhe Luli doli i palagur. Ne po bëheshim gati të dilnim në zgjedhje, në këtë Kuvend është propozuar dhe votuar marrëveshja, që nëse PS nuk do ta çonte në Gjykatë Kushtetuese, Shqipëria do të kishte humbur mijëra metra katror det, për shkak të një marrëveshje nga Saliu, të firmosur nga Luli. Nuk është marrëveshja e detit.

Qendra ngrihet në tokën greke, ku punonjës shqiptarë do jenë aty për të bashkëvepruar në dobi për luftën e krimit. Nëse nuk do kishte grupi parlamentar i PS-së ne do kishim disa metra katror tokë shqiptare që do të ishte marrë me pa të drejtë. Ju lutem shumë opozitën bëjeni kur të keni argumente. Shqipëria do të ecë përpara në rrugën europiane. Do të duhet të anëtarësohemi në BE. Në këtë kontekst, marrëveshjet e tjera. Sali Berishës këto i shkaktojnë fobi, hapja, integrimi, anëtarësimi në BE. Ju zoti Sula duhet që të mos lidhni marrëveshje të tilla” – tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.