AKTUALITET

Trafiku i heroinës Belgjikë-Francë/ Goditet banda kriminale, arrestohen 3 shqiptarë

17:41 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup të trafikut të drogës është shkatërruar nga policia franceze, duke sekuestruar 12 kg heorinë. Pas një hetimi të imtësisishëm që kishte nisur në fillim të këtij viti, policia franceze vuri në pranga katër persona, mes tyre tre shqiptarë të njohur në fushën e trafikut të drogës. Bashkë me arrestimin policia e Clermont-Ferrand gjeti edhe sasinë e drogës.




“Gjithçka filloi me informacionin që hetuesit e antitrafikut të narkotikëve të departamentit të policisë së Clermont-Ferrand shfrytëzuan në çdo detaj”, u shpreh Eric Maillaud, prokurori i Clermont-Ferrand. Hetuesit dhe policia franceze identifikuan në një kohë rekord autorët e trafikut të drogës. Ata shprehen të sigurt se njëri prej udhëtonte vazhdimisht drejt Belgjikës për të marrë sasinë e heroinës. shkruajnë mediat franceze.

“Dërguam informacione në doganën e Metz-it, ku u arrestua edhe drejtuesi i një automjeti. Brenda automjetit, doganierët gjetën 10,5 kg heroinë”, thekson Pierre-Louis Chaussende, shefi i departamentit të policisë së Clermont.

Përveç drogës, policia franceze ka sekuestruar edhe bazën logjistike të trafikantëve të heorinës, një pistoletë, 3000 euro para të gatshme, pajisje për shitjen e drogës si dhe rreth 1.5 kg heroinë shtesë. Katër persona ranë në pranga tre prej tyre me origjinë shqiptare, mjaft të njohur në trafikun e drogës edhe pse policia franceze nuk jep emra konkretë. Ata do  të dalin para gjykatës këtë të premte. “Vitin e kaluar, ne kemi luftuar trafikun e drogës në çdo pikë të grumbullimit, por përveç kësaj, po kryejmë operacione që bëjnë të mundur arrestimet të tjera” tha Arnaud Bavois, drejtor sigurie i Clermont-Ferrand.

Franca dhe Holanda janë dy pikat kryesore ku dërgohet droga që vjen në portin e Antëerpit të Belgjikës. Ajo dërgohet në këto dy vende për t’u përpunuar dhe më pas shitet në vendet e tjera të Evropës. Përplasja e bandave për trafikun e drogës, kryesisht atë të kokainës ka prodhuar edhe të vdekur që nga Ekuadori prej nga vjen edhe droga, ku ekzekutua 34 vjeçari Ergys Dashi e deri në Belgjikë ku u vra Bledar Muça si dhe një tjetër shqiptar, Klodian Turja, u gjet pa shenja jete në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit Roeselare të Belgjikë ditën e sotme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.