Identifikohet shqiptari i gjetur i vdekur në Belgjikë. Mediat vendase raportojnë se një 39-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodian Turja, është gjetur pa shenja jete, ndërsa rrethanat në të cilat ai ka ndërruar jetë janë të paqarta. Trupi i pajetë i 39-vjeçarit është gjetur në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit Roeselare.
Sipas mediave belge, fqinjët kanë dëgjuar një zhurmë gjatë natës, por pa e specifikuar atë. Disa banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur trupin e pajetë të shqiptarit rreth orës 05:00 të së mërkurës.
“Viktima kishte lëndime në pjesën e pasme të kohës”, ka thënë për mediat belge një prej hetuesve. “Kjo është një ngjarje e dyshimtë dhe ende nuk mund të dalim në një konkluzion final”, ka shtuar ai. Nuk dihet ende nëse Turja ka pasur precedent të mëparshëm penal.