AKTUALITET

Vdekja e 3 vjeçarit, MAS mbyll kopshtin në Fier: Nuk plotëson kriteret!

17:26 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Afro një muaj pas mbytjes së një fëmije 3-vjeçar në Fier, Ministria e Arsimit i ka hequr licencën kopshtit në Fier.  U desh vdekja e të voglit që ministria në fjalë të kuptojë që kopshti privat në Fier nuk plotësonte as standardet minimale për të qenë një kopësht. Pas ngjarjes së rëndë, rezultoi se kopshti privat nuk kishte drejtues dhe as personel të kualifikuar për mësimdhënien, kishte regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin dhe ka pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar, nuk plotëson kushtet minimale, si edhe ka pasur probleme me dokumentacioni. Nisur nga shkeljet e bëra, Ministria e Arsimit




ka marrë vendimin për të mbyllur kopështin privat  në lagjen “Sheq i Vogël” të qytetit të Fierit.

Sipas MAS institucioni arsimor parauniversitar privat, kishte regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta fëmijë”.

Në njoftimin e publikuar gjithashtu Ministria e Arsimit dhe e Sportit bën me dije se gjithashtu, kopshti nuk plotësonte standardet infrastrukturore.

NJOFTIMI

Ministria e Arsimit dhe Sportit, nisur nga rasti tragjik i Fierit, kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) ngritjen e një grupi pune për inspektimin e institucionit arsimor parashkollor, kopshti “Flatrat e Dijes”.

https://arsimi.gov.al/ëp-content/uploads/2022/02/URDHER-NR.45.DT_.3.2.2022.pdf
Sipas relacionit të grupit të punës janë gjetur këto shkelje:

1- Nuk ka drejtues Didaktik.

2- Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin.
3- Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57.
4- Nuk plotëson standardet infrastrukturore.
5- Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar.
6- Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit.

Nisur nga këto shkelje, MAS mori vendimin për mbylljen e veprimtarisë së këtij kopshti dhe revokimin e licencës nga QKB.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.