![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Vaksina është padyshim tema aktuale dhe duket se jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Shumë shtete kanë vendosur sanksione për të ‘detyruar’ popullatën të vaksinohet.
Por duket se rregullat e shteti, nuk janë asgjë në krahasim me këmbnguljen e kësaj gruaja për të vaksinuar të shoqin. Ashtu si shihet edhe nga video, bashkëshortja ka lidhur burrin e saj, duke e çuar në qendrën shëndetësore për ta vaksinuar.
Ngjarja ka ndodhur në Meksikë dhe me shpejtësi video është përhapur në të gjithë botën. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar edhe humorë në publik.
Burri i lidhur me litar, qëndron ulur në pritje të kryerjes së vaksinës, dhe në anën tjetër të litarit, qëndron gruaja e tij, më e vendosur se kurrë për të çuar deri në fund vaksinimin e tij.