AKTUALITET

Vrau në ’97-ën, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari i dënuar me 20 vite burg

17:54 - 03.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar me 20 vite burg për një vrasje disa vite më parë, është arrestuar dhe ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.




Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Elvison Dimo,  i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin S.Bregasi.

Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që në vitin 2009, Gjykata e Fierit e dënoi me 20 vite burg në mungesë.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim. 

Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Elvison Dimo, 45 vjeç.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.  Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.

Vrasja në fjalë ka ndodhur në 31 korrik të vitit 1997 në Patos të Fierit. Dyshohet se vrasja e S.Bregasit është bërë pasi ka marrë para borxh tek babai i 45-vjeçarit, shtetasit A.Dimo.

Edhe pse janë takuar disa herë për të zgjidhur çështjen e borxhit, situata ka degjeneruar deri në sherr. Në ditën e vrasjes, Elvisoni i ka shkuar në vendin e punës dhe para se ta qëllonte i ka kujtuar borxhin e zvarritur, që po e çonte deri në këtë situatë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.