AKTUALITET

Dënimi i Tahirit, reagon Ambasadorja e SHBA-ve: nuk është mbi ligjin. I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që…

18:18 - 04.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar këtë të premte në lidhje me vendimin e GJKKO-së për të dënuar me burgim ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me me 3 vite e 4 muaj burg.




Në rrjetet sociale, diplomatja theksoi se askush nuk është mbi ligjin teksa u bëri thirrje ta demonstrojnë se kjo e fundit vlen pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë që mund të kenë persona të caktuar.

Reagimi i Ambasadores Yuri Kim për dënimin e Saimir Tahirit:

I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vuajë dënimin e tij me 3 vite e 4 muaj burg pas 5 vitesh përballje me drejtësinë, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda në atë kohë.

Në fjalën e tij, gjykatësi tha se ish-ministri do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa brenda 45 ditëve ka të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Pas dhënies së vendimit, ish-ministrit Saimir Tahiri iu lejua telefoni vetëm për të kryer një telefonatë, por nuk specifikohet me ka ka folur.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar pasi dëgjoi relatimin, prokurorët, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me ndryshimin si më poshtë: Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin Saimir Tahiri.

Vuajtja me burgim për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryehut në një burg të sigurisë së zakonshme. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin për ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur nga dita e nesërme”, tha gjykatësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.