![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në javët e fundit të këtij Big Brother, konkurenca është bërë edhe më e ashpër, por edhe ndjekësit më të vëmendshëm. Në Instagramin e Arjola Demirit ka ardhur një mesazh, me një konstatim nga fansat. Një nga ndjekësit e reality shoë ka vënë në dukje se ajo ka veshur sërish bluzën me emblemën e UÇK-së ku shkruhet edhe motoja “Liria ka emër”, bluzë kjo që e vesh vetëm kur është në nominim shkruhet në mesazh.
Së fundmi ka ardhur edhe reagimi nga llogaria e aktores në “Instagram”. “Arjola n’zemer mban UCK e Kosoven e si merr leje askujt!
Ajo nderon Malesine e Gjakoves, Kosoven e gjithe Shqiperine me ate qe perfaqeson dhe shpreh dashurine dhe prap se ndalon jo nje Enver po 1 mln te tille.
Stop perdorimit te nacionalizmit te rreme, ne dem te saj. Ne nje rast te tille nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve. Kosoven e ka dashur qe diten kur lindi kur ende se dinte fatin e vet….. dhe luften e saj e ka ndjere po aq sa ju Enver sepse eshte bije Tropoje !