LAJMI I FUNDIT

Mbërritja me vonesë dhe 5 orë në Tiranë, ja pikantet e vizitës së Ceferin në Shqipëri

09:33 - 04.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka zhvilluar ditën e djeshme në Kryeministri takimin zyrtar me kreun e qeverisë, Edi Rama. Numri 1 i futbollit europian erdhi në Shqipëri për të diskutuar tema të ndryshme, ku ajo me shumë rëndësi është zhvillimi i finales së Ligës së Konferencës në muajin maj në “Air Albania”.




Sigurisht, tema e diskutimeve kanë qenë edhe zgjedhjet për kreun e FSHF-së. Po ashtu, pas takimit me Kryeministrin Rama, Ceferin ka vijuar duke drekuar me kreun e FSHF-së në ambientet e stadiumit “Air Albania” dhe më pas e ka mbyllur me një vizitë në zyrat e reja të federatës së futbollit.

KRONOLOGJIA

* Sipas axhendës që qarkullonte në media, thuhej se Ceferin do të mbërrinte në Rinas në orën 12:30, do të drekonte me kreun e FSHF-së dhe më pas do të zhvillonte takimin me Kryeministrin, por president i UEFA-s ka mbërritur disi me vonesë, rreth orës13:30 dhe është nisur direkt për në takimin me Edi Ramën.

* I përcaktuar në orën 15:00, Ceferin vjen në ambientet e kryeministrisë me automjetin luksoz të Armand Dukës, i shoqëruar nga drejtori i marrëdhënieve institucionale dhe projekteve, Erind Ibrahimi. Takimi zgjati për rreth 1 orë e 10 minuta.

* Ceferin më pas ka ndryshuar axhendën duke bërë një vizitë rrufe në stadiumin “Air Albania”, për të inspektuar impiantin kudo të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës. Gjithashtu, aty ai ka drekuar në ambientet e brendshme të stadiumit me presidentin e FSHF-së.

* I shoqëruar nga disa automjete, Ceferin vazhdon programin e tij duke vizituar Shtëpinë e Futbollit, zyrat e FSHF-së, ku pati një takim zyrtar me Dukën dhe zhvillimin e një interviste, dhe për t’u larguar në orën 18:00, pas rreth 5 orësh qëndrimi në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.