AKTUALITET

Plane për fundjavë? Sinoptikania jep parashikimin e motit, surprizat e javës së ardhshme

10:00 - 04.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sinoptikania Lajda Porja raportoi në një lidhje me “Skype” për News24 se kjo fundjavë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët.




Sipas Porjes, temperaturat maksimale gjatë fundjavës do të rriten deri te 7-8 gradë, ndërsa nuk priten reshje shiu e dëbore.

Sa i përket javës që vjen, sinoptikania theksoi se pritet një javë krejtësisht dinamike, me rritje temperaturash, me mëngjese të ftohta, por edhe me diell.

“Kjo fundjavë karakterizohet nga moti i kthjellët. Temperaturat maksimale do të rriten deri te 7-8 gradë celsius. Nuk priten reshje në territori gjatë fundjavës. Java do të jetë krejtësisht dinamike, dita e hënë mund të sjellë rritje të ndjeshme temperaturash, por do të rriten reshjet në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë shirat do të jenë të pakta.

Duke filluar nga e marta do të kemi mëngjese të ftohta dhe ditë me diell. E mërkura do të sjellë sërish rritje të lehtë të temperaturave”, u shpreh sinoptikania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.