LAJMI I FUNDIT

Braçe ironizon reagimin e Berishës pas dënimit të Tahirit. I kujton “21 janarin”: 4 pushkatime, asnjë në burg

21:54 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha pas dënimit të Saimir Tahirit. Berisha shkruante se në një vend normal, dënimi nuk do ishte më pak se 42 vite burg




Për këtë Braçe shkruan se në një vend normal, për një pushkatim dënohesh me burgim të përjetshëm, ndërsa për 4 pushkatime dënohesh me 4 burgime të përjetshme.

Deputeti socialist e ka lidhur këtë reagim me ngjarjen e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues. Sipas tij, fakti që Berisha nuk është dënuar, është pabarazi dhe pandëshkueshmëri.

Postimi i Erion Braçe:

Ne çdo vend normal, çdo pushkatim, një burgim i përjeshtshëm! Katër pushkatime, katër burgime përjetë! Sot nuk ka asnjë në burg! Minimumi është pabarazi! Pandëshkueshmëri po e po!

Kujtojmë se një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së dënoi ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg për shpërdorim detyre.

Për shkak të dënimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë vetëm 3 vite dhe 4 muaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.