Kosova

Çështja e Ukrainës, ish-ministri Hoxhaj: Shqipëria po rritet në nivel ndërkombëtar

19:08 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, e ka quajtur një lajm i mirë për shqiptarët, faktin që Shqipëria do të jetë bashkëhartuese në qëndrime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lidhur me tensionet Ukrainë-Rusi




Hoxhaj ka njoftuar se Shqipëria është rritur në nivel ndërkombëtar. Kjo për faktin se bashkë me SHBA-në, Shqipëria do të hartojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së qëndrimin për çështjen e krizës në Ukrainë. Më tej Hoxhaj njoftoi se ky është lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe e bën Shqipërinë promovuese të paqes në rajon .

Krejt në fund, Hoxhaj tha se Rusia vazhdon të jetë kërcënim i rendit ndërkombëtar.

“Lajm i mirë për shqiptarët! Shqipëria po rritet në nivel ndërkombëtar! Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-në do të hartojnë qëndrimin për çështjen e krizës së Ukrainës. Ky është lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe e bën Shqipërinë promovuese të paqes dhe sigurisë në rajon, derisa, Rusia vazhdon të jetë kërcënim i rendit ndërkombëtar”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.