LAJMI I FUNDIT

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm/ Bardhi: Rama e mbrojti Tahirin sepse është vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi

17:50 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe qëndrimeve që mbajti kryeministri Rama për këtë çështje.




Bardhi ka publikuar në rrjete sociale një video të disa viteve më parë ku kryeministri Rama lavdëronte Saimir Tahirin për punën që ka bërë.

Krahas videos, Bardhi shkruan se Rama e mbrojti Tahirin pasi është dhe vetë i përfshirë në krime.

Sipas sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Rama nuk thotë dot asnjë fjalë për Tahirin pasi të gjitha fijet e krimit të dërgojnë tek kreu i qeverisë.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Saimir Tahiri nuk është i fundit, ai është vetëm i pari në listën e gjatë të atyre që do të përballen me drejtësinë për krimin, korrupsionin e trafiqet që me Ramën në krye e shndërruan Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe vendin më të korruptuar në Europë.

Edi Rama mbrojti Saimir Tahirin sepse është edhe vetë i kapur ‘kokë e këmbë’ nga krimi. Edi Rama nuk thotë dot asnjë fjalë sepse ai e di që të gjitha fijet e krimit dhe trafiqeve lidhen te ai.

Ai kishte të gjithë informacionin nga institucioent shqiptare dhe partnerët, por e mbrojti Sajmir Tahirin dhe ministrat e tjerë të tij sepse ishte ai garanti i krimineleve të cilet i siguronin vota.

Me një drejtësi të pavarur Rama sot nuk do të ishte kryeministër po do të ishte më e pakta nën hetim për kanabizimin e Shqipërisë, korrupsionin, kriminalizimin e shtetit, inceneratorët etj. Ska asnjë dyshim që Rama do bënte të njëjtën gjë për reformën në drejtësi sepse kështu ai shpreson të fitojë amnisti për veten e tij.

PD ka qenë dhe është në mbështetje të plotë të SPAK dhe pret që ajo të veprojë me vendosmëri e pa u ndalur ndaj kujdo që ka shkelur ligjin dhe e ka shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës, në vendin ku kriminelët që duhet të ishin në burg, janë në qeverisje të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.