Kronikë

FOTO/ Del në gjyq noterja Rezarta Koçi, 15 denoncime për 2 milion euro përfitime

15:11 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës la sot në “arrest me burg” noteren Rezarta Koçi, e cila u arrestua për mashtrim dhe shpërdorim detyre. Gjyqtari Sokol Tona pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe la në burg Rezarta Koçin deri në përfundim të hetimit.




Janë të paktën 15 denoncime të bëra ndaj noteres së arrestuar. Në “rrjetën” e mashtrimeve të saj kishin përfunduar pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve, të cilët kryenin procedurat e kalimit të pronësisë nga shitësi tek blerësi.

Por, ndërsa këta të fundit derdhin paratë, noterja derdhte shumta në llogaritë personale. Nga mashtrimet, ajo dyshohet se ka përfituar një shumë prej 2 milionë eurosh. Duke qenë se certifikata e pronësisë së apartamenteve apo bizneseve kalohej në emrin e blerësit, shitësi nuk arrinte të merrte paratë, ndërsa vetë noterja u premtonte vazhdimisht se këto para do të hidheshin më vonë.

Ende nuk dihet nëse në këtë skemë mashtrimi janë përfshirë edhe persona të tjerë përveç noteres së arrestuar. Noteres iu hoq licenca më 6 maj të vitit 2021.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.