BOTA

Frikë nga raportimi- Si i censuron mediat qeveria ruse përmes kontrollit çdo 6 muaj

10:37 - 05.02.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumica e gazetarëve në Rusi janë duke zgjedhur autocensurën  në mënyrë që të mos ndëshkohen nga qeveria vendase. Gjithnjë e më pak ata po marrin rrezikun e raportimit në mënyrë kritike për qeverinë ruse.




Nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit 2021 të publikuar nga Reporterët pa Kufij (RSF), Rusia zë vendin e 150. Vendi rus e përshkruan veten në kushtetutën e saj si një “shtet federal demokratik i qeverisur nga sundimi i ligjit” – por renditja e RSF-së e vlerëson situatën e lirisë së shtypit atje si “të keqe”.

Më shumë se 100 organizata dhe individë të mediave të huaja dhe vendase shfaqen në listën e “agjentëve të huaj” të hartuar nga Ministria Ruse e Drejtësisë.

Ligji për të ashtuquajturit agjentë të huaj daton në vitin 2012, kur zbatohej për organizatat joqeveritare që merrnin fonde nga jashtë. Shtrirja e tij u zgjerua në vitin 2019, e cila  është aplikuar për individë apo organizata që marrin çdo sasi financimi të huaj dhe publikojnë “raporte dhe materiale të shtypura, audio, audio-vizuale ose të tjera”.

Mediat duhet t’i dorëzojnë qeverisë pasqyrat financiare dhe raportet mbi aktivitetet e tyre çdo gjashtë muaj dhe t’i nënshtrohen auditimeve vjetore.

Televizioni është ende burimi më i rëndësishëm i lajmeve në Rusi. Në vitin 2018, një studim nga Qendra Levada, një institut i pavarur kërkimor, zbuloi se gjysma e të gjithë rusëve i besonin informacionit që merrnin nga lajmet televizive. Megjithatë, sipas Reporterëve pa Kufij, televizioni rus është “në duart e qeverisë”.

Dhe në vitin 2014 u miratua një ligj që kufizon lirinë edhe për mediat online. “Ligji Lugovoi” – i emëruar sipas një prej autorëve të tij, deputetit të Dumës së Shtetit Andrei Lugovoi – lejon që faqet e lajmeve të bllokohen pa urdhër gjykate, nëse prokuroria e kërkon atë.

Gazetarët “po marrin tashmë masat paraprake për t’u përmbajtur nga publikimi i materialeve që mund t’i futin ata në telashe”, shkruan Dekoder.

“Disa gazetarë futen në telashe për gjërat që të tjerët shkruajnë pa problem. Shumë ekspertë e shohin këtë si pjesë të një strategjie,” tha Heiko Pleines, zëvendësdrejtor i Qendrës Kërkimore për Studimet e Evropës Lindore në Universitetin e Bremenit, në një email drejtuar DW. “Nëse kufijtë janë të paqartë, të gjithë bëhen më të kujdesshëm. Për rrjedhojë, ka një autocensurë të përhapur.”

Gazeta dhe media online janë burime që rusët janë në gjendje të aksesojnë raportimet që angazhohen në mënyrë kritike me Kremlinin. Mediat e pavarura më të njohura në Rusi përfshijnë gazetën Novaya Gazeta, e njohur për hetimet e saj, kanalin televiziv online Dozhd (TV-Rain), i cili u vendos në listën e “agjentëve të huaj” në gusht 2021 dhe me bazë në Letoni. Portali i lajmeve Meduza, i cili u klasifikua si “agjent i huaj” në prill 2021.

Më 3 shkurt, Novaya Gazeta njoftoi se gazetarja e saj Elena Milashina, e cila raportoi për shkeljet e të drejtave të njeriut në republikën autonome përbërëse ruse të Çeçenisë, duhej të largohej nga vendi “në dritën e kërcënimeve të shumta personale të bëra kundër saj ditët e fundit nga persona të shquare përfaqësues të Republikës Çeçene”.

Që nga themelimi i Novaya Gazeta, pesë nga gazetarët e saj janë vrarë – përfshirë gazetaren dhe aktivisten e njohur për të drejtat e njeriut Anna Politkovskaya, e cila u qëllua për vdekje jashtë banesës së saj në tetor 2006.

“Presioni ndaj gazetarëve në Rusi është rritur për 20 vjet”, tha Pleines.

Dekoder komenton se “tendenca gjatë viteve të fundit ka qenë gjithnjë e më shumë drejt kontrollit shtetëror, me zëra të pavarur jashtëzakonisht të margjinalizuar.”/ DW 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.