AKTUALITET

Ironia e Fatit/Saimir Tahiri prangoset nga oficeri që dikur “internoi” në Akademinë e Policisë

10:44 - 05.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dikur Saimir Tahiri e ‘internoi’ duke e çuar në Akademinë e Policisë, por të premten Edmond Rizai ekzekutoi vendimin e gjykatës së Apelit të Posacëm duke shtrënguar pranga në duart e ish ministrit të Brendshëm, i cili u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim për shpërdorim detyre.




Edmond Rizai drejton sot Drejtorinë e Hetimit në Policinë e Shtetit, drejtori e cila kreu mbrëmjen e së premtes arrestimin e ish ministrit Tahiri, në sallën e gjyqit.

Kush është Edmond Rizai

Ish-shefi i OFL në Policinë e Shtetit, Edmond Rizai ishte kandidat potencial me Gledis Nanon për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.

Ka mbajtur poste drejtuese për një kohë të gjatë që nga shef komisariati deri te zv/drejtor dhe drejtor i hetimit të krimit.

Rizai qëndroi për disa kohë në akademi dhe u rikthye në Policinë e Shtetit si drejtues i drejtorisë hetimore në policisë e Shtetit, ish OFL, pas largimit të Artan Shkëmbit, kur erdhi ministër i Brendshëm Bledi Çuçi. Rizai ka qenë gjithashtu një ndër hetuesit e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.