LAJMI I FUNDIT

Kanë kaluar me sukses Vettingun/ Këta janë tre gjyqtarët që çuan pas hekurave Saimir Tahirin (EMRAT+FOTO)

15:36 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupa gjykuese, e cila vendosi dënimin me burgim për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, përbëhej 2 gjyqtarë nga gjykatat e Apelit në rrethe dhe një nga apeli i Gjykatës së Posaçme.




Përzgjedhja e tyre u bë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pas disa dështimeve për shkak të konfliktit të interesit të gjyqtarëve të Apelit të Gjykatës së Posaçme.

Por, cilat ishin tre gjyqtarët që e mbyllën Tahirin prapa hekurave?

Kryesuesi i trupës gjykuese që vendosi 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin ishte Engert Pëllumbi. I emëruar nga 2011 në Gjykatën e Fierit, Pëllumbi është komanduar këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë në periudhën 2017-2020. Prej nëntorit 2020 ushtron funksionin si i komanduar ne apelin e Vlorës. Gjyqtari Engert Pëllumbi e ka kaluar me sukses vettingun. Ai është angazhuar në jetën akademike në Universitetin Aleksandër Xhuvani ne Elbasan. Gjyqtari Engert Pëllumbi, në vitin 2011, gjobiti për shpifje deputeten e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, për një deklaratë të saj ndaj një kompanie.

Florjan Kalaja është gjyqtari tjetër në 3-shen që dënoi Tahirin. Ai ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe është emëruar në të njëjtin vit në Gjykatën e Vlorës. Në vitet 2016-2019, ai ka punuar si ndihmës-magjistrat në Gjykatën e Lartë, ndërsa aktualisht e ushtron funksionin si gjyqtar i deleguar pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Është konfirmuar në detyrë nga vettingu në dhjetor 2020. Paralelisht me punën si gjyqtar, Kalaja është angazhuar si pedagog në disa universitete si dhe është autor i botimeve në fushën e së drejtës civile.

Pjesë e trupës ishte dhe gjyqtarja Igerta Hysi. Ajo  ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas kryerjes së stazhit në Gjykatën e Tiranës, u emërua në vitin 2011 në Gjykatën e Fierit. Në dhjetor te vitit te shkuar Igerta Hysi ështe emeruar nga KLGJ gjyqtare ne Gjykaten e posacme te Apelit për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjyqtarja e ka kaluar vettingun. Ka qenë një proces jo dhe aq i shpejtë pasi Komisioni I pavarur I Kualifikimit verifikoi dy vendime të marra nga gjyqtarja Igerta Hysi, që kishin sjellë lirimin e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, i arrestuar në vitin 2014 për qëllime ekstradimi dhe i kërkuar asokohe nga drejtësia italiane. Në përfundim të procesit ka rezultuar se vendimi i Hysit është gjetur i drejtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.