Kosova

Kosova lehtëson masat anti-Covid pas dy javë shtrëngimi. Kushtet që mund të udhëtotet drejt Prishtinës

10:23 - 05.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID.




Kryeministri Albin Kurti deklaroi se masat e marra në dy javët e fundit kanë pasur sukses në ngadalësimin e rritjes së infektimeve.

“Që nga hyrja e masave në fuqi deri tani janë administruar rreth 40 mijë doza të vaksinës”, tha kryeministri.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se me vendimin e ri për masat anti-COVID hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme.

Me masat e reja kufizimi i lëvizjes është vendosur të jetë nga ora 00:00 deri në oren 05:00.

Po ashtu, hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johnson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit.

Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit.

Orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.

Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;

Bibliotekat, muzetë, teatrot e kinematë punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;

Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se kanë vendosur disa lehtësime, pa harruar ruajtjen e shëndetit.

“Do ta monitorojmë, do të takohemi për çdo javë. Të marrim veprimet duke reaguar me kohë. Zbatimi i masave dhe vaksinimi mbesin edhe më tej arma kundër pandemisë. Hyrja në Kosovë lejohet me certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Janssen, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit. Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë”, tha ai.

Ai ka njoftuar se maska është e detyruar ne ambientet e mbyllura./Telegrafi/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.