AKTUALITET

Lëvizte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

16:36 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi lëvizte me armë zjarri me vete. Bëhet fjalë për Sajmir Brahiminm të cilit iu sekuestrua arma e zjarrit si edhe municion luftarak.




Njoftimi i Policisë

Falë bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojmë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 34 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.