LAJMI I FUNDIT

Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e koalicionit “Shtëpinë e Lirisë”

14:13 - 05.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pasi KQZ-ja regjistroi “Shtëpinë e Lirisë” pa Berishën, PD depoziton ankimim: Të shfuqizohet vendimi! PDSH nuk ka shprehur vullnetin për të qenë pjesë e këtij koalicioni




 

Partia Demokratike ka depozituar këtë të shtunë në KQZ një ankimim përmes të cilit kërkon shfuqizimin e vendimit për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Përmes juristit Marash Logu, PD ka depozutuar kërkesën për rrëzimin e regjistrimit të këtij koalicioni duke parashtruar dhe argumentet pse.

Sipas arsyetimit ligjor që ka bërë juristi i PD-së, në përmbajtje të kërkesës dhe marrëveshjes ka referenca të qarta ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila për asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka shprehur vullnetin apo dëshirën për të qenë pjesë e një koalicioni të tillë.

Gjithashtu, ankimimi thekson se vendim i KQZ ka nderhyre ne permbajtjen e kerkeses se LSI per regjistrim, duke perjashtuar nga regjistrimi Komisionin e Rithemelimit, qe sipas Marash Logut, kete gje nuk e parashikon ligj zgjedhor.

“Komisioneri ka vendosur pranimin e kërkesës dhe regjistrimin e saj, duke ndërhyrë dhe duke ndryshuar vullnetin e kërkuesit.

Pra ndryshe nga sa thuhej në kërkesë për subjektet pjesëmarrëse në koalicion, Komisioneri ka vendosur regjistrimin e një koalicioni vetëm me dy prej tyre, duke vepruar në fakt në tejkalim të kompetencave të tij. Ligji zgjedhor autorizojnë Komisionerin vetëm të vendosë pranimin ose rrëzimin e një kërkese, jo të ndërhyjë në përmbajtjen e saj apo të marrëveshjes së koalicionit”.

Një tjetër element paligjshmërie thotë ankimimi i PD është mungesa e përcaktimit të numrit të kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike brenda koalicionit.

“Ky element është vecanërisht i rëndësishëm pasi në faqen e parë të marrëveshjes thuhet se drejtuese politike është PDSH e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit, ndërkohë që në media kanë qarkulluar deklarata nga përfaqësues të LSI se kandidatët do të vijnë nga radhët e subjektit Komisioni i Rithemelimit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.