BOTA

“Serbët po vërshojnë drejt Ukrainës në mbështjetje të forcave ruse:/ Ben-Meir: SHBA dhe BE duhet të jenë të qartë me vendet që mbështesin Moskën

21:14 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir dje ka bërë me dije se serbët po vërshojnë në rajonin lindor Donbas të Ukrainës në mbështetje të forcave të mbështetura nga rusët.




Në një postim në rrjetet sociale, Ben-Meir  profesor pranë Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e Nju Jorkut  si dhe mbrojtës konsekuent i çështjes së Kosovës thotë se SHBA dhe BE duhet të jenë të qartë me vendet që po mbështesin Moskën në vazhdimin e pranisë ushtarake në Ukrainë.

POSTIMI I PLOTË

SHBA & BE duhet të jenë të qartë me vendet që po mbështesin Moskën në vazhdimin e pranisë ushtarake në #Ukrainë. Serbët po vërshojnë në rajonin lindor Donbas të Ukrainës në mbështetje të forcave të mbështetura nga rusët. Edhe pse Serbia ndalon zyrtarisht qytetarët të luftojnë jashtë vendit, qeveria duket se ka bërë një sy qorr ndaj luftëtarëve vullnetarë, kryesisht duke dhënë dënime të pezulluara për pak serbë të dënuar. Në të vërtetë, sipas Balkan Insight, “Ukraina është ankuar vazhdimisht se serbët që udhëtuan në Donbas për të luftuar dhe u arrestuan gjatë kthimit në shtëpi nuk janë ndëshkuar siç duhet. ”Kjo përgjigje në mbështetje të #Putin nga vendi më i madh ballkanik nuk duhet injoruar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.