AKTUALITET

Shembja e banesave/ Banorët mblidhen sërish nesër në 12:00 tek Kryeministria

20:27 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit, kanë paralajmëruar protestën e radhës. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ata tregojnë se nesër, në orën 12:00 do të zhvillojnë protestën e radhës para Kryeministrisë.




Banorët kanë paralajmëruar protesta të njëpasnjëshme, derisa kushtet e tyre të plotësohen, ndërsa shembjet në lagjen e “5 majit” nuk ndalen. Më 9 shkurt pritet që IMT-ja të zbarkoë për të shembur banesa të tjera.

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.