AKTUALITET

Te “313”-ta u la i veçuar për arsye sigurie/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendos sot në cilin burg do të vuajë dënimin Saimir Tahiri

11:02 - 05.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vendosë sot për transferimin e Saimirt Tahirit në një burg tjetër të sigurisë së zakonshme apo jo, për të shlyer 3.4 vite burg që shpalli më 4 shkurt GJKKO.




Burimet thanë se pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të dalë sot me një vendim, nëse Tahiri nuk do të lëvizë nga burgu 313, ku u dërgua mbrëmjen e të premtes, apo do shkojë në një burg tjetër siç është 302-shi, apo burgu i Vaqarrit.

Ligji parashikon që një i dënuar duhet të qëndrojë në një burg që është afër vendbanimit të familjarëve të tyre që të kenë mundësi ta shikojnë.

Takimi i Tahirit me familjarët për momentin nuk lejohet, por mësohet se gjatw ditësw sw sotme ish-ministri do të ketë një takim me avokatin e tij mbrojtës Maks Haxhia.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masat gjithashtu që për arsye sigurie, Tahiri të jetë i veçuar nga pjesa tjetër e të paraburgosurve për aq orë sa ai do qëndrojë aty, deri në akomodimin në një qeli burgu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.