Kosova

Tragjedia e Gllogjanit/ Arrestohet i dyshuari i katërt për sulmin me armë ndaj autobusit të nxënësve

10:31 - 05.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e katërt për tragjedinë në Gllogjan, ku mbetën të vdekur tre persona, pas një sulmi me armë ndaj një autobusi me nxënës.




Policia përmes një komunikate zyrtare bën me dije pa dhënë shumë detaje, se është arrestuar një mashkull kosovar i dyshuar për ngjarjen, duke e çuar në 4 numrin e të ndaluarve për këtë ngjarje.

Ajo që njihet tashmë si tragjedia e Gllogjanit u shënua më 26 nëntor 2021 në orën 19:00, ku autobusi që po transportonte nxënës hasi në breshërinë e plumbave të kallashnikovit.

Si pasojë e të shtënave mbetën të vdekur shoferi i autobusit dhe dy adoleshentë.

Të dyshuarit për sulmin nuk u zbuluan për disa ditë. Teksa më 11 dhjetor, Prokuroria Themelore e Pejës njoftoi se ishin arrestuar tre të dyshuar në lidhje me rastin.

Për motivin nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por në media është përfolur si pistë hetimi vetëvrasja e një të reje para dy vitesh, për të cilën fajësohej shoferi.

Personi që kishte kryer vetëvrasje ishte vajza/motra e të dyshuarve për sulmin ndaj autobusit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.