LAJMI I FUNDIT

Trekëndëshi i Bermudës/ Meta për Bashën: Nuk e kontrollon më veten. Përpiqet të asgjësojë votën e lirë!

21:28 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili e ka cilësuar kreun e shtetit si pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës”, për një bashkëpunim me Sali Berishën dhe Edi Ramës.

Në një intervistë për TV1 Channel, Kreu i Shtetit thotë se Basha nuk e kontrollon më veten dhe se ka humbur ndjeshmërinë.

Sipas Metës, Basha me akuzat që ngre ndaj Berishës dhe Presidentit, nuk po lë një trashëgimi të mirë në politikë.

 “Kur ai përfshin Sali Berishën, pse të mos të më përfshijë dhe mua. Çfarë ka ndodhur mes tij dhe zotit Berisha? Në 9 shtator ka thënë që Berisha është figura më e madhe dhe e ndritur. Ai ka thënë se miqtë tanë kanë bërë një gabim, por ne duhet të mbajmë një miqësi me ta, ndaj duhet ta heqim nga grupi parlamentar. Berisha më pas kërkoi që të bëhej me votë. Pastaj për Berishën u kujtuan se ka bërë 97’ dhe të tjera. Çfarë ndodh me një njeri që nuk kontrollon dot më veten. Ka humbur dhe ndjeshmërinë për fëmijët e tij. Po lë një trashëgimi të gabuar. Çfarë lidhje mund të ketë në Shkodër, zoti Spahia me Metën. E kam të vështirë të gjej diçka që ai të thotë sipas logjikës” – tha Meta.

Presidenti Ilir Meta ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore duke i cilësuar të rëndësishme për qytetarët. Kreu i shtetit u shpreh se prej bashkive, ajo e Shkodrës është pika e tij e dobët dhe që ka marrë një vëmendje maksimale nga ai.

 “Kam mbi 3 vite nën hetim nga komisione qesharake, pse kam mbrojtur interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin e Shqipërise. Ndaj nuk merzitem pse jam i pari President qe çohet në Gjykatën Kushtetuese me akuzën për “Agjitacion-Propagande”. Më vjen për të qeshur qe gjykohem per ceshtje te karakterit letrar, per metaforat dhe epitetet qe kam përdorur. Pushteti lokal ka ndikim në çdo sekond në jetën e qytetarëve. Besoj se janë të rëndësishme në të gjitha bashkitë. Për qytetarët janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim inkurajoj të gjithë që të kenë respekt për votën e tyre. Të votojnë për kandidatin më të mirë dhe më të denjë për komunitetin. Shkodra është dobësia ime. Pa Shkodrën nuk ka Shqipëri për të gjitha vlerat kombëtare, qytetare, kulturore e arsimore që përfaqëson dhe simbolikat e forta të lidhura me demokracinë. Përpara se të flas si President, po flas edhe si një ish Kryeministër dhe për mua Shkodra ka qenë një ndër qytetet që ka marr më shumë vëmendje nga ana ime. Per shkak se eshte një qytet që ka një histori dhe kulturë te dallueshme.  Unë i kam dhënë një infrastrukturë rrugore Shkodrës pikërisht për atë zhvillimin historik dhe për atë trashëgimi dhe kulturë që ajo tregon dhe perfaqeson, per me teper si një nga qytet më të rëndësishme sa i takon Veriut te Shqiperise” – tha Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.