BOTA

Vdekja e 12 emigrantëve pranë kufirit Greqi-Turqi/ Protestë para konsullatës greke në Stamboll: Mbyllni kufijtë e racizmit, hapini për njerëzimin

20:15 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa ditë më parë 12 emigrantë u gjetën të vdekur në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.




Ishte ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, ai i cili publikoi fotot në ‘Twitter’ ku shiheshin emigrantët të cilët ishin të veshur keq pa këpucë dhe të ngrirë nga i ftohti. Ngjarja e rëndë solli reagimin e ministrit turk i cili fajësoi BE që ka lënë pa një zgjidhje situatën e emigrantëve.

Por qytetarë të shumtë ditën e sotme kanë marshuar nga konsullatën greke në Stamboll për të protestuar për vdekjen e 19 emigrantëve, pranë këtij kufiri.

Deklaratat e autoriteteve turke se refugjatët e u gjetën e vdekur pasi rojet kufitare greke i kthyen, Athina i ka kundërshtuar me forcë.

Në demonstratën e organizuar nga grupet humanitare turke, qindra protestues marshuan drejt konsullatës pranë një prej rrugëve kryesore tregtare të Stambollit ku shiheshin me pankarta në duar, njëra prej të cilave shkruante, “Mbyllni kufijtë e racizmit, hapini për njerëzimin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.