LAJMI I FUNDIT

Veliaj: Nuk tërhiqem nga beteja me FSHF. Do ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Armando Dukës të ikte vetë

18:17 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin “Kjo Jave” në News 24, kryebashkiaku Veliaj ka ftuar Presidentin e FSHF, Armand Duka, që të tregohej i pjekur dhe të largohet vete nga gara, për ta hapur atë për të tjerët.




“Do te ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Armando Dukës, nëse ka ende, që të tërhiqet vetë nga gara dhe të thotë se pa u sqaruar çështja e transparencës së procesit, nuk mund të shkohet në zgjedhje. Si mund të ketë një ishull, si FSHF, që nuk e kontrollon askush? Këtu mundësitë janë dy: ose sillet si njeri i pjekur, i rritur, i mençur, dhe i matur, dhe thotë ‘unë e kam çuar FSHF në zgrip dhe praktikisht po përdor si shantazh një ndeshje futbolli në Tiranë, që të zgjidhem me padrejtësi’, dhe largohet vetë, ose shteti i së drejtës do të duhet të reagojë dhe t’i thotë – ‘më fal, këtu ndodhi një faull dhe për këtë faull ka karton të kuq”, u shpreh Veliaj.

Ai beson se nuk do të ketë zgjedhje për kreun e FSHF në 2 Mars: “E shoh shumë të pamundur që të ketë zgjedhje në 2 mars, sidomos pasi Ceferin tha, ‘fillimisht do të sjell një mision për të parë të gjithë parregullsitë’. Kështu që, nuk ka pse të nxitojë askush të bëjë zgjedhje, kur në fakt u arrit një marrëveshje që ne të kalojmë fillimisht pak kohë për të parë parregullsitë dhe t’i rikthehemi një procesi ligjor vetëm pasi ato të jenë sqaruar. Imagjinoni sikur në 6 mars, në Vorë edhe në Rrogozhinë, qytetaret të shkojnë dhe t’i gjejnë kutitë gjysmë plot! Që aty do thonë: ‘Është shitur ndeshja. Për çfarë do të shkojmë të votojmë?’”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.