AKTUALITET

Zgjedhjet në FSHF/ Veliaj: Duka po e përdor finalen e UEFA-s në Tiranë, si shantazh për të vijuar manipulimin

18:54 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku Veliaj, tha në intervisten për News 24 se finalja e Conference League, që do të mbahet në 25 maj në “Air Albania”, nuk duhet përdorur si formë shantazhi nga Duka, për te vijuar manipulimin e zgjedhjeve në FSHF.




“Për herë të parë ne kemi një gatishmëri të qytetit si asnjëherë më parë. Organizuam hapjen e Vitit të Rinisë, kështu do të organizojmë edhe ndeshjen e UEFA-s në datë 25 maj. Kushdo që e përdor këtë si presion, pra, “më lini të vjedh zgjedhjet, që të mos ju prish ndeshjen e UEFA-s”, po bën një gabim të madh, sepse po shantazhon popullin e vet. Pra, po u thotë shokëve në UEFA: “Prisheni ndeshjen se këta nuk më lënë mua që të vjedh zgjedhjet”. Ky nuk është pazar. Kryeministri ka thënë: “ndeshjen do ta organizojmë në mënyrën më perfekte të mundshme, ama futbolli ka nevojë për ‘fair play’”. Ndeshjen do ta organizojme, por do të sigurohemi që të ketë edhe transparencë, edhe “fair play” ne zgjedhjet e FSHF”, deklaroi Veliaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.