LAJMI I FUNDIT

Zgjedhjet presidenciale/ Daçiç i bindur se do t’i zërë vendin Vuçiç: Ma thotë dhe horoskopi, kam fat…

21:47 - 05.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç është shprehur se është i gatshëm për të garuar për postin e Presidentit të ardhshëm.




“Daçiç është i bindur dhe i gatshëm gjithashtu se mund të bëhet president, pasi e favorizon dhe horoskopi”, shkruajnë mediat serbe.

Në një intervistë ai më konkretisht është shprehur se fakti që Mërkuri po del nga shenja e tij, Bricjapi, tregon se ka fat.

“Më kanë thënë se Mërkuri po del nga shenja ime, Bricjapi, dhe do të kem fat,”- ka thënë Daçiç.

Kujtojmë se Daçiç drejton Kuvendin e Serbisë, i cili pritet të shpërndahet më 15 shkurt dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Ndër të tjera ish-ministri Daçiç kryeson Partinë Socialiste Serbe. Daçiç dhe Vuçiç kanë zgjedhur të dalin të veçuar në këto zgjedhje, duke thyer koalicionin 10-vjeçar me synimin e qartë, rritjen e mazhorancës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.