LAJMI I FUNDIT

55-vjetori i shembjes së xhamive dhe kishave, Basha: Modelet e traditës së keqe komuniste vijojnë të dëmtojnë lirinë dhe besimin

20:14 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar sot një moment të trishtë në historinë e Shqipërisë, 55-vjetorin e shembjes së objekteve të kultit nga regjimi komunist.




30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit”, shprehet kryedemokrati.

DEKLARATA

Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.

Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë.

30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.