LAJMI I FUNDIT

“Basha ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi”, Presidenti Meta: Opozita është në proces ridimensionimi. Vendi ka nevojë për…

20:52 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë intervistës për televizionin shtetëror të Malit të Zi RTCG Presidenti Ilir Meta tha se opozita shqiptare është në proces ridimensionimi.




Ai u shpreh se kreu i PD ka ndërmarrë veprime të rënda nuk ka reflektuar, por ka qëndruar me kokëfortësi në detyrë. Kreu i shtetit theksoi se beson që Shqipëria ka nevojë për një opozitë të vërtetë.

Përgjegjësia nuk është e njëanshme, pra vetëm e qeverisë, por për fat të keq përgjegjësi të madhe ka edhe lidershipi i opozitës në këto vite, që ka kryer disa akte të paprecedenta që kanë dëmtuar shumë demokracinë, shtetin e së drejtës dhe pothuajse e kanë rrëzuar sistemin e llogaridhënies. Djegia e mandateve, një veprim i papranueshëm. Për më shumë se dy vjet Shqipëria kishte një Parlament njëpartiak. Kemi bojkoton e reformës në drejtësi, që ishte një reformë shumë e rëndësishme. Kemi mos hyrjen në zgjedhjet vendore. Jo vetëm në Evropë por edhe në Afrikë nuk gjen një vend që nuk ka këshilltar, jo kryetar bashkie opozita.

Për fat të keq kemi edhe një problem brenda PD-së apo opozitës, por besoj se ky problem do kapërcehet me kohën dhe është e papranueshme që ai kryetar, ai lider që ka ndërmarrë këto veprime të rënda në 6-7 vjet, në vend që të reflektonte dhe të merrte përgjegjësi, ka bërë gjithçka për të qëndruar me kokëfortësi, për t’iu shmangur votimit demokratik dhe zbatimit të rregullave të partisë së tij. Kjo nuk është pozitive, por unë besoj se opozita është në procesin e saj të ridimensionimit dhe unë besoj se vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë. Do ta ketë gjithnjë e më shumë”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.