BOTA

Bënë shaka me infektimin e Erdogan, 5 të arrestuar në Turqi, mes tyre edhe personazhi i njohur televiziv

21:04 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë persona janë arrestuar në Turqi pasi bënë shaka me infektimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan me COVID-19. Sipas mediave turke, mes të arrestuarve është edhe Derya Büyükuncu, notar olimpik që është tërhequr që nga viti 2012, dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi.




Ai u arrestua pasi në postimin e Erdogan në Twitter, ku ky i fundit i kërkonte popullit të lutej për shëndetin e tij dhe të gruas, la një përgjigje sarkastike

“U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, kishte shkruar ish-notari, duke iu referuar zakonit për të bërë hallvë kur ndodh një vdekje.

Departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.