LAJMI I FUNDIT

Integrimi/ Meta: Po punohet me qeverinë e re bullgare, uroj të kapërcehen problemet deri në qershor. Mos heqja e vizave për Kosovën diskriminim

20:32 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin shtetëror të Malit të Zi RTCG tha se shpreson që të kapërcehen problemet me Bullgarinë deri më qershor, në mënyrë që t’i hapet rrugë integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.




“Duhet të bënim një progres më të shpejtë të procesit të integrimit europian. Urojmë që brenda këtyre gjashtë muajve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të çelen negociatat! Po punojmë që të tejkalohet edhe pengesa e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shpresojmë shumë se do të kapërcehet kjo pengesë! Unë besoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë asnjë çështje, përveç një pengese në marrëdhëniet bilaterale që ata po punojnë me qeverinë e re në Bullgari, dhe që unë shpresoj se do të kapërcehet deri në qershor!”, tha Meta.

Kreu i shtetit theksoi se mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një padrejtësi dhe diskriminim.

“Njëkohësisht dëshirojmë dhe kërkojmë me forcë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi kjo është një padrejtësi dhe diskriminim!  Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe natyrisht urojmë që të gjithë të përparojnë në këtë proces! Ka disa çështje kyçe sikurse është dialogu Serbi-Kosovë, dhe dëshirojmë që sa më shpejt të ketë një përmbyllje të këtij dialogu, të suksesshme, me njohje reciproke nga të dyja vendet!

Së dyti, dialogu Kosovë-Serbi do të varet shumë, mendoj unë, prej vullnetit të Serbisë për të treguar përkushtim të sinqertë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, sepse nuk është çështja vetëm për të përfituar fonde nga Bashkimi Europian, por edhe për të demonstruar vlera europiane, jo vetëm brenda vendit, por edhe në marrëdhënie me fqinjët”, u shpreh presidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.