BOTA

Krimi horror trondit botën. Vëllezërit i presin kokën gruas, e bëjnë video dhe e hedhin në internet

18:53 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vëllezër janë vendosur në pranga pasi i kanë prerë kokën gruas së njërit prej tyre. Pasi kishin kryer krimin e tmerrshëm ata e kishin publikuar videon në internet. Dy autorët u arrestuan katër orë pas vrasjes të shtunën në qytetin jugperëndimor të Ahvazit në Iran.




Dhjetëra mijëra njerëz e panë videon në rrjetet sociale, e cila tregonte një burrë që mbante një thikë të madhe ndërsa mbante kokën e prerë me flokë të gjatë në një dorë tjetër.

“Të pandehurit kanë pranuar vrasjen gjatë hetimeve policore dhe janë prezantuar para autoritetit gjyqësor”, u shpreh një oficer policie, raporton agjencia e lajmeve ILNA.

Sipas policisë, shkaqet që kanë çuar në këtë krim horror kanë qenë problemet familjare. Policia nuk i bëri të ditur emrat e burrave ose nuk dha hollësi të mëtejshme mbi vrasjen ose kush e filmoi videon.

Në prill të vitit 2021, një burrë 50-vjeçar qëlloi për vdekje djalin e tij 9-vjeçar. Në 2020, në provincën veriore të Gilanit, një baba i preu kokën vajzës së tij sepse nuk pranonte të dashurin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.