BLUETOOTH

“Njohja me të më ktheu përmbys planin për…”- Balerina Adel Lami rrëfen si u njoh me të dashurin: Ja e vërteta mbi martesën e planet për fëmijë

19:13 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inteligjente për Harvard dhe krenare si balerinë, tashmë është pjesë e trupave në projektet amerikane mes balerinëve më të talentuar të SHBA-ve.




Disa vite pasi spikati me sharmin e saj në “Dancing with the stars”, Adela Lami ka arritur të bëjë çdo ëndërr realitet, aq sa realitetin e saj e konsideron edhe më të mirë se vetë ëndrrat që ka ëndërruar.

Për dashurinë e vërtetë ekzaltuese me djalin që njohu në Tiranë dhe synimet që ka arritur në karrierë dhe studime i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

PJESË NGA INTERVISTA

Duket që ke lindur për ta shijuar jetën në maksimum. Si arrin ta mbash gjithmonë lart anën shpirtërore?

E kam dëgjuar shpesh këtë fjali për veten dhe mendoj se kjo vjen nga mënyra si jam rritur dhe edukuar nga familja ime. Jam llastuar shumë, por dhe më është kërkuar shumë si shkëmbim nga vetja. Dhe kjo më ka bërë që dhe tani ta llastoj shumë Adelën, por dhe të kërkoj shumë prej saj. Unë jam optimiste si natyrë, shoh të mirën në çdo situatë dhe njeri. Rrallëherë qaj apo depresionohem dhe kjo ndodh për faktin që unë e di se burimi kryesor i lumturisë sime gjendet brenda meje. Çdo pjesë tjetër është plotësuese.

Nga Tirana në Mahnatan udhëton kaq shpesh. Cilën quan shtëpinë tënde?

Pse s’mund t’i kem të dyja? Tirana është vendlindja ime dhe vendi ku jetojnë njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime. Ndërkohë, Nju Jorku është qyteti, ku jam rritur, por dhe ku ndihem zonjë shtëpie pasi çdo gjë e kam ndërtuar vetë (montuar mobiliet). Të dyja këto qytete nxjerrin në pah versione të ndryshme të karakterit tim dhe dua t’i kem të dyja për sa më gjatë të jetë e mundur.

Por gjatë një interviste të fundit u zbulua se je në prag të martesës. Sa e vërtetë është?

Tani nuk është më surprizë që unë jam në një marrëdhënie të konsoliduar dhe të lumtur, por sigurisht që pjesa e martesës në intervistë erdhi si pjesë e një shakaje nga Lei Kraja, e cila më sheh shumë të lumtur dhe mezi e pret dasmën time.

Ç’mund të na zbulosh më shumë për djalin që të ka rrëmbyer zemrën, ku e gjetët njëri-tjetrin?

Ne jemi njohur në Tiranë, dhe kjo ktheu përmbys çdo plan timin për të pasur në krah një partner të huaj. Por në këto momente realiteti im është më i mirë se ëndrrat që kam ëndërruar.

Ka diçka që ju lidh nga ana profesionale apo jeni diametralisht të kundërt?

Ne jemi plotësisht të kundërt dhe kjo është një nga gjërat më të bukura dhe sfiduese të marrëdhënies sonë. Çdo ditë zbulojmë diçka të re për njëri-tjetrin dhe çdo sfidë na bën të kërkojmë të mesmen e artë. Përpos ndryshimeve që kemi, për të dy marrëdhënia jonë është parësore, prandaj gjithmonë arrijmë të biem në konsensus.

Sa i përket karrierës dimë që ke qenë pjesë e “The Real Dirty Dancing” në “Chanel 7”. Të pret ndonjë projekt tjetër po kaq i rëndësishëm?

“The Real Dirty Dancing” ka qenë një nga projektet më të bukura të jetës sime, pasi isha e rrethuar me një kast profesionistësh shumë inspirues dhe profesionalizmi i tyre është diçka që e mbaj me vete për çdo projekt të ardhshëm. Ndërkaq, fatmirësisht jam pranuar të jem pjesë e “So You Think You Can Dance”, që është konkursi televiziv i kërcimit më i madh në botë, por pandemia në këto momente e ka lënë pezull. Nuk e dimë të ardhmen e këtij projekti, por vetë fakti që jam përzgjedhur të jem pjesë e balerinëve më të talentuar të Amerikës më bën tepër krenare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.