LAJMI I FUNDIT

Me pantallona dhe xhup blu, habit ministrja e Rinisë Bora Muzhaqi, vjen në Parlament gjithmonë me të njëjtat veshje (FOTO)

16:37 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një precedent i pazakontë është vendosur në rutinen e frekuentimit të seancave plenare nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. Duket se ajo bën të njëjtën zgjedhje rrobash sa herë shkon në Kuvend: xhup blu, pantallona blu, këpucë të zeza dhe shall me tre ngjyra.




Fotot që po publikojmë, janë marrë në ditë të ndryshme të seancave parlamentare, por nga kërkimet që kemi bërë, kemi konstatuar të njëjtën situatë, shkruan Panorama Plus.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, vjen në Parlament e veshur me të njëjtat rroba.

30-vjeçarja, e cila u promovua nga Rama që në fushatë, na ka habitur me moskokëçarjen për veshjen.

Ajo vishet me pantallona doku blu, xhup blu, të njëjtat këpucë dhe me dosje në dorë. Asnjëherë më parë nuk kemi parë një ministre kaq modeste, përfundon Panorama Plus.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.