LAJMI I FUNDIT

“Qyteti është keqqeverisur për 15 vite”, zgjedhjet e pjesshme, kandidati i PD në Bashkinë e Lushnjës: Më 6 Mars bashkia…

21:25 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i PD në bashkinë e Lushnjës, Indrit Sefa, ka nisur fushatën derë më derë.




Ai shkruan në rrjete sociale se Lushnja ka 15 vite keqqeverisje nga PS, e 6 marsi është mundësia për një qeverisje në shërbim të qytetarëve.

Postimi i Indrit Sefës:

Sot ju bashkova fushatës derë më derë të lajmëtarëve të fitores.
15 vite keqqeverisje nga Partia Socialiste janë një barrë shumë e rëndë për bashkëqytetarët tanë. Lushnja është familja jonë e madhe dhe 6 Marsi është mundësia për një qeverisje në shërbim të qytetarëve.
Do trokasim në çdo derë, do mbajmë shënim shqetësimet e shtuara të bashkëqytetarëve të mi, do ofrojmë zgjidhet tona, duke besuar se më 6 Mars bashkia do ti kthehet qytetarëve. Modeli ynë është i njëjtë me atë që bashkëqytetarët e mi më ofruan sot: Bashkia do të jetë një derë e hapur në shërbim të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.