LAJMI I FUNDIT

“Shembuj frymëzues për brezat e sportistëve të rinj”- Presidenti Meta dekoron me Titullin “Mjeshtër i Madh” dy “bodybuilders”

15:13 - 06.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy “bodybuilders” të shquar shqiptarë.




Rando Kukeli u dekorua“Në shenjë vlerësimi për kontributet e shënuara në sportin e ‘bodybuilding-ut’, si sportist kampion dhe trajner me rezultate të shkëlqyera, të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

Ndeërsa Marin Meksi “Me mirënjohje për kontributet e spikatura si kampion absolut në sportin e ‘bodybuilding-ut’, profesionist dhe ‘fitness-it’, duke shënuar rezultate të shkëlqyera në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

Mesazhi i Presidentit Meta:

Është kënaqësi e veçantë të nderoj dy sportistë të një sporti, që trupin e kthen në një vepër arti.

Suksesi i kësaj gare të bukur sportive është meritë e këmbënguljes dhe pasionit të mësuesve dhe trajnerëve, që iniciuan këtë disiplinë të re sportive për vendin tonë, në mënyrë profesionale.

Rando Kukelin që e vlerësojmë me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, ka një karrierë të gjatë sportive, në sportin e peshëngritjes dhe bodybuilding-ut, me shumë tituj dhe medalje të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

40 vite të karrierës së tij e kanë shndërruar në një simbol të sportit tonë dhe në një figurë frymëzuese për sportistët më të rinj.

Rando ka mbajtur titullin kampion absolut në sportin e ‘Bodybuilding-ut’.

Si sportist i kombëtares shqiptare prej vitit 1996 deri në vitin 2005, ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i kualifikuar shpesh herë në finale.

Ai ka punuar me përkushtim si trajner fitness-i, duke trajnuar shumë të rinj sportistë, të cilët kanë arritur rezultate shumë të mira.

Ai vazhdon të japë kontributin e tij si pedagog në modulet e fitness dhe sporteve të forcës që nga viti 2012, pranë Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, në Universitetin e Sporteve në Tiranë.

Në vijim të këtyre kualifikimeve në vitin 2018, ai ka marrë titullin ‘Doktor i Shkencave Sportive’.

Marin Meksit, që gjithashtu i akordojmë Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, ka një karrierë sportive mbi dy dekada, me një kontribut të shquar në sportin e ‘Bodybuilding-ut’ dhe ‘Fitness’.

Ai është titullar i këtij sporti, si nën kampion në vitin 2006 dhe kampion në vitin 2007 të kategorisë ‘Junior Bodybuilding’.

Ai u shpall finalist në Kampionatin Ballkanik në 2006, atë Mesdhetar në vitin 2007, si dhe në Kampionatin Evropian të ‘Bodybuilding-ut’ në Rusi.

Arritjet e tij të fundit që shënojnë dhe mbylljen e karrierës si profesionist në këtë sport, janë në garën e Kupës së Shqipërisë, ku fitoi titullin kampion në kategorinë 80 kg.

Kulmi i suksesit të tij u arrit në nëntor në Kampionatin Botëror të kupës ‘Diamond Cup’ në Portugali, ku shpallet kampion bote në kategorinë ‘Mens Classic Bodybuilding’ si dhe vendin e katërt në kategorinë ‘Absolute Classic Bodybuilding’.

Gjithashtu ai shërben edhe si Diplomat në shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë prej gati dy dekadash, në misione diplomatike të suksesshme, ku është vlerësuar për kontributin e tij.

Ndaj, dekorimi për këto dy figura të shquara të ‘Bodybuilding-ut’ dhe ‘Fitness-it’, është një vlerësim për pasionin dhe rezultate e tyre, që futën këtë disiplinë sportive, në historinë e bukur të sportit tonë.

Po dhe dy personalitet që dekorojmë, janë një mesazh për të gjithë prindërit, që t’i lënë fëmijët të ecin në këtë rrugë, sepse mund t’u bëhen kampion, por mund t’u bëhen dhe intelektual shumë të mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.